Teknologjia Smart Home zakonisht i referohet pajisjeve apo sistemeve që lidhen në një rrjet të përbashkët që mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur dhe nga distanca.

Sistemi Smart Home mundëson menaxhimin e të gjitha pajisjeve tuaja të shtëpisë në një vend, shtimin e pajisjeve të reja në sistem, maksimizimin e sigurisë në shtëpi, rritjen e efikasitetit të energjisë, si dhe kontrollin e funksioneve të shtëpisë nga distanca.

Shtëpitë në lagjen Perla Residence do të kenë sistem Smart Home shumë të avancuar, ku në distancë do të keni mundësinë të kontrolloni dhe menaxhoni:

  • – Temperaturën e shtëpisë tuaj, përmes lidhjes së pajisjes tuaj me kontrollerin e sistemit të ngrohjes
  • – Sistemin e ndriçimit në shtëpi
  • – Roletat e dritareve

Ky sistem ka mundësi të madhe të zgjerimit, me funksione sipas nevojës.