Dritaret janë nga PVC me ngjyrë antracid, të prodhuara nga profile të cilësisë së lartë, me izolim të shkëlqyeshëm termik dhe dizajne moderne.Dritaret janë të prodhuara me 3 xhama dhe shtresa të holla metalike Low-E të depozituara në sipërfaqen e xhamit, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e nxehtësisë në të njëjtën anë të xhamit nga e ka origjinën, duke garantuar rehati në çdo stinë të vitit. Gjithashtu, veshjet e xhamit Low-E minimizojnë sasinë e dritës infra të kuqe dhe ultravjollcë që vjen përmes xhamit, pa minimizuar sasinë e dritës që hyn në shtëpi.

Dritaret janë të pajisura me roleta alumini me motor elektrik, të cilat mbrojnë nga rrezet e dëmshme UV, ndihmojnë në kontrollimin e klimës brenda shtëpisë, si dhe parandalojnë zbehjen e kornizave të dritareve dhe mobiljeve.

Karakteristikat e dritareve:

  • - 3 pane windows
  • - 4 season glass (Low-E)
  • - Aluminum blinds, with electric motor