
Dritaret janë nga PVC me ngjyrë antracid, të prodhuara nga profile të cilësisë së lartë, me izolim të shkëlqyeshëm termik dhe dizajne moderne.Dritaret janë të prodhuara me 3 xhama dhe shtresa të holla metalike Low-E të depozituara në sipërfaqen e xhamit, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e nxehtësisë në të njëjtën anë të xhamit nga e ka origjinën, duke garantuar rehati në çdo stinë të vitit. Gjithashtu, veshjet e xhamit Low-E minimizojnë sasinë e dritës infra të kuqe dhe ultravjollcë që vjen përmes xhamit, pa minimizuar sasinë e dritës që hyn në shtëpi. Dritaret janë të pajisura me roleta alumini me motor elektrik, të cilat mbrojnë nga rrezet e dëmshme UV, ndihmojnë në kontrollimin e klimës brenda shtëpisë, si dhe parandalojnë zbehjen e kornizave të dritareve dhe mobiljeve. Karakteristikat e dritareve:
- – Dritare me 3 xhama
- – Xham 4 stinor (Low-E)
- – Roleta të aluminit, me motor elektrik
Sistemet e fasadës përmbajnë elemente strukturore dhe elementet e mbështjellësit të ndërtesës që sigurojnë rezistencë anësore dhe vertikale ndaj erës dhe kushteve tjera të motit, posedojnë veti termike e akustike dhe janë rezistente ndaj zjarrit. Karakteristikat e fasades:
- – Stiropor EPS t= 12cm
- – Fasada 1.1mm (German Color “HUMA”)
- – Veshja e pjesëve ballore të shtëpisë me tulla “Klinker”, me trashësi 20mm
Një nga llojet më të njohura të dyshemesë në ditët e sotme është parketi prej druri. Dyshemetë me parket druri janë një mundësi e përjetshme që sjell ngrohtësi dhe karakter në çdo hapësirë të shtëpisë tuaj.
-
- Parketi i përdorur në shtëpitë e Perla Residence është i llojit “Tarket” shumështresorë, me trashësi 14mm
- Shkallët janë po aq të rëndësishme sa dyshemeja kur flasim për pamjen e bukur të shtëpisë. Shkallët në pjesën shkelëse janë të bëra me dru bungu, me trashësi 4cm, ndërsa në pjesën ballore me kuarc të bardhë, me trashësi 2cm
Për të ruajtur estetikën e lagjes, dhe banorëve të ju mundësoj rehati, ne jemi përkujdesur që shtëpitë të jenë me garazhë të integruar brenda shtëpisë. Dyert e garazhës janë prodhim Gjerman, të kualitetit të lartë me mundësi hapje nga distanca.
Sistemi i ngrohjes elektrike në dysheme konsiderohet si një nga mënyrat më efikase, eko-miqësore të ngrohjes. Ky sistem ngroh dhomën nga dyshemeja, duke shtyrë ajrin e nxehtë lart derisa të ftohet, duke shpërndarë nxehtësinë në mënyrë të barabartë.Sistemi i ngrohjes elektrike në dysheme siguron një sistem ngrohje me efikasitet të energjisë, si dhe fleksibilitet të dizajnit të brendshëm. Kontrolleri i ngrohjes mundëson:
- – Kontrollimin individual të temperaturës për secilën dhomë
- – Programimin e temperaturave te ndryshme në kohë të ndryshme të ditës
- – Programim të veçantë gjatë fundjavës
Teknologjia Smart Home zakonisht i referohet pajisjeve apo sistemeve që lidhen në një rrjet të përbashkët që mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur dhe nga distanca. Sistemi Smart Home mundëson menaxhimin e të gjitha pajisjeve tuaja të shtëpisë në një vend, shtimin e pajisjeve të reja në sistem, maksimizimin e sigurisë në shtëpi, rritjen e efikasitetit të energjisë, si dhe kontrollin e funksioneve të shtëpisë nga distanca. Shtëpitë në lagjen Perla Residence do të kenë sistem Smart Home shumë të avancuar, ku në distancë do të keni mundësinë të kontrolloni dhe menaxhoni:
- – Temperaturën e shtëpisë tuaj, përmes lidhjes së pajisjes tuaj me kontrollerin e sistemit të ngrohjes
- – Sistemin e ndriçimit në shtëpi
- – Roletat e dritareve
Ky sistem ka mundësi të madhe të zgjerimit, me funksione sipas nevojës.
Pikat e afërta
Shopping
- Albi Mall
- 3.7km
Groceries
- Stacioni i Autobusëve, Prishtinë
- 6.3km
School
- Sheshi ``Nënë Tereza``
- 7.5km
Restaurant
- Qendra Klinike Universitare e Kosovës
- 5.3km
Bar
- Aeroporti ``Adem Jashari``
- 19.2km
Na kontaktoni

+383 48 881 555